Italia ndalon regjistrimin e fëmijëve të çifteve LGBTQ
Kryeministrja, Giorgia Meloni i ka bërë thirrje Këshillit të qytetit të Milanos që të ndalojë regjistrimin e fëmijëve të këtyre prindërve, duke rindezur një debat për të drejtat e grupeve LGBTQ. Deri diku kjo ishte e pritshme duke ditur politikat e saj kundër këtij komuniteti.
Në mungesë të legjislacionit të qartë për këtë çështje, disa gjykata kanë vendosur në favor të lejimit të çifteve të të njëjtit seks të adoptojnë fëmijët. Kryetari i bashkisë së qendrës së majtë të Milanos, Giuseppe Sala ka deklaruar se ka marrë një letër nga ministria e brendshme që i thoshte të ndalonte regjistrimin e fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks.
Qytetit të Milanos i është thënë të ndalojë regjistrimin zyrtar të të dy prindërve në çifte të të njëjtit seks në regjistrat e qytetit. Guissepe Sala u shpreh se do të respektonte urdhrin, por do të vazhdonte të luftonte politikisht për të garantuar që të njihen të drejtat e prindërve të të njëjtit seks dhe fëmijëve të tyre.
Senati aktualisht bllokoi një përpjekje për të njohur certifikatat e lindjes së fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks të lëshuara nga shtete të tjera të BE-së. Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve e denoncuan vendimin si lëvizje homofobike nga qeveria Meloni për të kufizuar njohjen e të drejtave prindërore.
Italia legalizoi sindikatat civile të të njëjtit seks në vitin 2016, duke mposhtur kundërshtimin nga grupet katolike dhe konservatore, megjithatë nuk u dha atyre të drejtën e birësimit nga frika se do të inkurajonte shtatzënitë surrogate, të cilat mbeten të paligjshme në Itali.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut