Zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi, Gjukanoviç shpërndan Parlamentin

Mali i Zi
17 Mars 2023 | 09:40

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka shpërndarë Parlamentin dhe sot  duhet të njoftojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit Miograd Llekiç dështoi të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetët e Parlamentit dhe të formonte Qeverinë e re brenda afatit të caktuar prej 90 ditësh.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviç u rrëzua 7 muaj me pare nga një mocion mosbesimi. Qeveria Abazoviç ra pasi nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020.

Vendimi erdhi pasi vjen tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë 6 kandidatë.

Forcat opozitare udhëhiqen nga presidenti aktual i shtetit dhe i DPS-së, Millo Gjukanoviç, si një kandidat pro-evropian që kaloi 32 vjet në pushtet

Deputetja Draginja Vuksanoviç – Stankoviç është kandidate e Partisë Socialdemokrate në opozitë, e cila është ideologjikisht e afërt me partin e Gjukanoviçit, ka tre deputetë dhe një trashëgimi të vlerave euroatlantike.

Nga ana tjetër, partitë e shumicës parlamentare propozuan tre liderë të partive, të cilët kanë marrëdhënie të mira me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Andrija Mandiç është kandidati i aleancës më të madhe të shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-serb, i cili prej vitesh angazhohet për tërheqjen e vendit nga NATO, tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, të cilat Mali i Zi i vendosi në vitin 2014 dhe në vitin 2022, duke ndjekur politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Në të njëjtin kurs është edhe Goran Danilloviç, lideri i Bashkimit i cili ka një deputet në Parlament dhe është pro tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Ndryshe nga ta është Alleksa Beçiç, lideri i Demokratëve, i cili votoi për miratimin e rezolutës me të cilën Mali i Zi dënoi agresionin rus kundër Ukrainës. Kjo parti mbështet integrimet euroatlantike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026