Kadilli: Opozita po thellon ‘gropën’ ku ka rënë, po përfiton pushteti
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli komentoi situatën në PD, ku ditën e djeshme KAS pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt që kjo forcë politike të regjistrohet në zgjedhje.
Në një intervistë për Euronws Albania, Kadilli tha se kriza e thellë në PD po përdoret dhe nga pushteti.
Më tej ai nënvizoi se opozita po thellon gropën që ku ka ra ndërsa nënvizoi se nëse PD humb zgjedhjet liderët aktualë duhet të mbajnë përgjegjësi.
“E kam ndjekur me shqetësim të madh krizën në PD. Është një krizë e thellë që po përdoret dhe nga pushteti. Problemi i madh është se vetë opozita pas vendimit të KAS përqahet. Ne kemi opozitën më të përçarë që ne kemi në historinë e tranzicionit të demokracisë shqiptare. Është bërë si kadaif. Ne nuk e kemi arritur dot misionin tonë. Qëllimi i një lideri në opozitë është të krijojë opozitarizëm e para dhe e dyta të mobilizojë çdo segment opozitar. Përçarja në opozitë është të nënshkruash humbje. Opozita po thellon ‘gropën’ ku ka ra. A do ta marrin ndonjëherë faturën Berisha e Basha për atë se çfarë i shkaktuan opozitës?”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)