Berisha kushte për koalicionin “Bashkë Fitojmë”? Përgjigjet Nard Ndoka
Kreu i PDK, Nard Ndoka foli në lidhje me koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kreu i qeverisë Edi Rama u bë pengesë që partia e tij të mos regjistrohej fare.
Ndër të tjera Ndoka nënvizoi se Rama donte që zgjedhjet t’i realizonte pa opozitën.
“Ajo që ishte pengesa kryesore ishte tendenca e Ramës për të penguar PDK që të regjistrohej në zgjedhje. Rama po tentonte që zgjedhjet t’i realizonte në mënyrë moniste pa opozitën fare. Ky ishte shantazh i drejtpërdrejt nga Rama për PDK. Në kushtet që jemi ishte koalicioni më i mirë i mundshëm”-tha ai.
I pyetur nëse Berisha i ka vendosur kushte apo i ka dhënë siguri në mënyrë që PDK të futet në koalicion, Ndoka theksoi:
“Çdo parti politike do të ketë dhe përfaqësimin në listën e koalicionit. Këtu nuk ka nevojë as për pazare dhe as për siguri. Ne jemi të fokusuar te kandidatët e primareve.
Grupimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike dhe Partia e Lirisë e kryesuar nga Ilir Meta, dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës dokumentacionin për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndërkaq, dokumentacionin e dorëzuan dhe dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokristiane (PDK) dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)