“Dashuria e nënës triumfon”- Avokati i lehonës: Ka shumë donatorë për gjobën

17 Mars 2023 | 13:54

Avokati i 25-vjeçares Diana Bahçja tha në një komunikim për mediat pas vendimit të gjykatës për të pezulluar dënimin ndaj saj, se shumë njerëz janë ofruar për të paguar gjobën që i ka mbetur pa paguar.

Avokati u shpreh mirënjohës ndaj mediave që e publikuan gjithë këto ditë rastin, duke u bërë vendimtare në përshpejtimin e këtij vendimi.

“Ne kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetë  ofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Duhet të jetë rreth 200 mijë lekë shifra që do të shlyejë. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026