“Pakicat bullgare në Kushtetutë”, BE: Maqedonia e Veriut në rrugën e duhur

17 Mars 2023 | 15:52

E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, por vendi gjithashtu duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Kështu porositi sot nga Shkupi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell, pas mbledhjes së 16-të e Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, e cila për herë të parë u mbajt në Shkup.

 “Identiteti juaj do të ruhet. Njerëzit kanë disa identitete, nuk do të jeni më pak sesa jeni, vetëm pse do të bëheni anëtarë të BE-së. Është shumë e rëndësishme të theksohet kjo. Për të vazhduar më tej është e domosdoshme të përmbushen obligimet që keni marrë,” – u shpreh Borrell.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, tha se është optimist për integrimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut, por porositi se Qeveria dhe Kuvendi duhet të përshpejtojnë me reformat.

“Unë jam gjithmonë optimist. Ju thatë deri në vitin 2030, unë nuk mund të them, mund të jetë më herët ose më vonë. Gjithçka varet nga zbatimi i reformave nga Maqedonia e Veriut. Ne nga ana jonë vlerësoj se kemi dhënë sinjale të qarta dhe të forta,” – deklaroi Varhelyi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nga ana tjetër theksoi se zyrtarët e lartë të BE-së i kanë përshëndetur politikat e fqinjësisë së mirë që i zbaton qeveria.

 “U mbështetën politikat e fqinjësisë së mirë të cilat i udhëheqim me qasje të përgjegjshme, të bazuar në respektimin e ndërsjellë dhe dialog, duke hedhur poshtë populizmin e provokuar nga palë të treta që nuk ia duan të mirën perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor,” – u shpreh ai.

Maqedonia e Veriut ka marrë obligim që ta ndryshojë Kushtetutën duke përfshirë edhe pakicën bullgare në të, para hapjes së kapitujve në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026