Gjoba e nënës lehonë, shpërthen juristja: Si japin atë vlerë, pa bërë asnjë vlerësim

18 Mars 2023 | 21:02

Juristja Enida Bozheku ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me arrestimin e shtetases Diana Bahçja, nënës lehonë, e cila u prangos 8 ditë pas lindjes, për shkak të një gjobe të papaguar për braktisjen e foshnjës së parë.

Bozheku u shpreh e habitur mbi mënyrën e vlerësimit të gjobës prej 250 mijë lekë të reja nga gjykata, në kushtet kur nëna është në vështirësi shumë të mëdha ekonomike.

“Unë habitem si një gjykatë arrit të dënojë me gjobë me atë vlerë pa bërë vlerësimin paraprak ekonomik që është me detyrim ligjor. Kodi Penal e ka të përcaktuar një nen që thotë se konvertimi me gjobë bëhet pasi është analizuar dhe vlerësuar nga gjykata mundësia për të paguar gjobën, kur e ke gjobë ose burgim. Tek pjesa e njoftimeve ne nuk e dimë dosjen. Nëse njoftimi është bërë me procedurë të rregullt, pranë familjes, çdo gjë është në rregull. Unë nisem vetëm nga fakti si është dhënë ajo gjobë dhe ka dhënë një gjobë të ponderuar fillon nga 1 milionë lekë të vjetra dhe shkon deri në 10 milionë lekë të vjetra. Këta kanë vendosur 2 milionë e gjysmë dhe unë nuk di si e kanë bërë një vlerësim të tillë”, tha Bozheku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026