Çerekfinalet e Champions League, Baku: Man City-Bayern, finale e parakohshme
“Një finale e parakohëshme”, kështu e ka cilësuar gazetari Ervin Baku përballjen e Bajern Mynihut me Manchester City-n. Ndeshja mes dy skuardave u caktua nga shorteu i hedhur mesditën e së premtes duke bëtrë që dy skuadrat të përballen në çerekfinalet e Champions League.
Këtë gjë gazetari enkonsideron si një fatkeqësi, pasi sipas tij skuadra fituese e kësaj sfide në finale do i duhet të përbvallet me një sfidë më të lehtë.
“Këtu kemi një finale të parakohshme që është Manchester City me Bajernin Mynihut. Pra Pep Guardiola kthehet në Mynih. Nga ana tjetër fituesi i këtij çifti, Manchester City do përballet me Real Chelsea, ndërkohë në grupin tjetër kemi Benfica-inter dhe Napoli-Milan. Si të thuash duket një grup më i lehtë.
Në letër i ka dashur fati, por Interi me Benfica-n do e kedtë shumë të vështirë sepse Benfica e kryeson bindshëm kampionatin portugez, e kryeson me shumë pikë përpara dhe një kampionat që furnizon të gjithë europën me futbollistët e tij portugezë.
Nga ana tjetër kemi Realin që është i papërmbajtshëm, me 14 trofetë e tij dhe ka dhënë kandidaturën duke eleminuar bindshëm Liverpoolin në këtë tur me dy fitore. Pra do të jenë përballje të zjarrta, por siç thashë fatkeqësisht kemi një finale të parakohëshme”, -tha për Euronews Albania gazetari Ervin Baku.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë