Elezi: Hyseni ka nënshtetësinë shqiptare, s’ka pengesë për emërimin në Shqipëri
Ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Vlora Hyseni, pritet të emërohet drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit (ShISh) shqiptar.
Në lidhje me këtë analisti Bedri Elezi në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se Hyseni nuk do të ketë probleme ligjore në Shqipëri për të qenë në krye të SHISH.
Më tej ai theksoi se Hyseni është i pajisur me nënshtetësi shqiptare dhe është qytetare e Shqipërisë duke gëzuar të gjithë të drejtat e këtij shtetit.
“Unë mendoj se nuk do të ketë probleme juridike sa i përket çështjes së propozimit të Hysenit sepse në fund të fundit në vendimin e fundit, nuk atakoi në asnjë vend çështja e rrjedhjes së informacione. Siç dihet Vlora Hyseni është pajisur me nënshtetësi shqiptare. Ajo tani është pjesëtare e Republikës së Shqipërisë, ndaj nuk shoh pengesa në këtë aspekt.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës