Ndryshimet në Kodin Rrugor. Gonxhja: Rastësi, s’kanë lidhje me aksidentin tragjik

20 Mars 2023 | 08:42

Blendi Gonxhja tha në “Good Morning Albania” se ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kishin lidhje me aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur tre persona.

Sipas tij për këto ndryshime kishin filluar punimet që në korrik të 2022, ndërsa shpallja e tyre pak ditë pas aksidentit ishte një rastësi.

“Ndryshimet në Kodin Rrugor ne i kemi pasur në diskutim që në korrik të 2022. Ka qenë shqetësimi dhe gjithmonë këto kanë qenë në miratim e sipër. Momenti na gjeti që përkoi me një datë, por nuk janë bërë për këtë rast.

Ky rast është shumë i rëndë dhe ne po analizojmë çdo gjë më tutje, nga pikëpamja e testimeve edhe nga pikëpamja e dinamikave të ndryshme që mund të ketë me këta të rinj. Se filloi një sfidë e këtyre të rinjve në Tik Tok, ndaj ligjit dhe rregullave.

Sfidë e vërtetë ndaj shtetit, ndaj shoqërisë. Shumë nga këta karagjozë filluan ta bënin qëllimisht më pas. Ishte një kundër reagim ndaj perceptimit dhe reagimit të parë që ne patëm”, -tha për Euronews Albania, Blendi Gonxhja.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024