Hedhja e qenit nga kati i 6-të në Tiranë, Gjoka: Planeti ka shpirt, qau dhe toka
Temë e emisionit Good Morning Albanians, në Euronews, këtë të hënë, ishte një video e publikuar në rrjete sociale, ku një në një zonë të Tiranës një qen dhunohet barbarisht dhe hidhet nga kati i 6-të i pallatit.
Personi që ka filmuar videon deklaroi se pasi gruaja abuzoi me qenin duke e rrahur me sende te forta për ditë me radhë, e hodhi kafshën nga lartësia e ballkonit të pallatit të saj.
E ftuar në studio animalistja, Jonida Gjoka tha se veprime të tilla janë të papranueshme ndaj gjallesave të cilat na falim vetëm dashuri dhe që nuk kemi asnjë të keqe prej tyre.
“Ky planet ka shpirt dhe ka energji, dhe çdo gjë që lëviz në këtë planet ka energjinë e vet dhe atë ditë ka qarë dhe toka. Sepse i ka ndjerë britmat, e ka ndjerë tmerrin dhe dhunën që është bërë me atë qen. Nuk kemi për të gjetur kurrë paqe nëse nuk bëjmë paqe me këto qënie që përveç dashurisë nuk marrim asnjë të keqe mbrapsht. Nuk mundemi dot të sillemi me këtë planet në këtë formë, do të na kthehet mbrapa”, tha Gjoka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë