Padi ndaj mjekut? Juristja: Ka raste kur prindërit kanë lindur fëmijë me deformime
Gjyljana Bakalli tha se ka pasur mjaft raste kur prindërit kanë hedhur në gjyq spitalet, pasi mjekët nuk u kanë dhënë informacione të sakta gjatë shtatzënisë.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albania” juristja tha se ka pasur raste kur për shkak të mos lajmërimit nga mjeku, prindërit kanë sjellë në jetë fëmijë me deformime. Kjo gjë i ka shtyrë ata të hedhin spitalet në gjyq, e zakonisht sipas juristet kanë fituar gjyqet duke marrë shuma mjaft të mëdha.
“Ka pasur raste jo vetëm në spitale shtetërore, por edhe private që nuk e kanë dhënë të saktë informacionin gjatë shtatzënisë dhe ka pasur raste kur fëmijët kanë dalë me deformime dhe prindërit nuk e kanë ditur.
Spitalet janë paditur në Gjykatën Civile dhe kanë fituar. Këtu flasim për shifra goxha të larta që janë fituar nëpër gjyqe. Ndoshta te 100.000 euro”, tha për Euronews Albania juristja Gjyljana Bakalli.
LEXONI GJITHASHTU
- Humbja e jetës në materintet, gazetarja: Spitalet nuk kanë të dhëna të sakta
- “Traumat nga fëmijëria”, stomatologia: Të rriturit e kanë më shumë frikë dentistin
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës