Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, analisti Shala: Janë momente kritike, por Dhoma e Specializuar nuk po vë në pikëpytetje pavarësinë e Kosovës

12 Nëntor 2020 | 06:34

Analisti Krenar Shala u shpreh në “Goodmorning Albanias” se në çdo luftë janë kryer krime për qëllime të caktuara. Sipas Shalës proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë momente kritike që duhet t’i kalojë shoqëria e Kosovës.

“Kemi të bëjnë më akuza që janë publikuar në opinion dhe si rezultat bashkësia ndërkombëtrare dhe kuvendi i Republikës së Kosovës u dakordësuan që të miratonin këto Dhoma të Specializuara për të adresuar këto spekulime apo akzua që janë drejtuar disa eksponentëve të UÇK-së.

Puna ka filluar dhe nuk duhet të paragjykojmë. Këtë e dinë të gjithë që populli i Kosovës ka luftuar për liri, ka luftuar kundër shtypjes. Por, në anën tjetër mendoj se në çdo luftë, edhe në luftën tonë mund të ketë patur ndonjë krim që është bërë nga eksponentë të ndryshëm për qëllime të caktuara. Këto krime duhet të adresohen. Janë disa momente kritike që shoqëria jonë duhet t’i kalojë”, u shpreh analisti.

Ai theksoi më tej se nuk mendon se e gjithë kjo është diçka jashtëzakonisht e rëndë, pasi nënvizoi se Dhoma e Specializuar nuk po vë në pikëpytetje luftën për liri apo pavarësinë e Kosovës.

“Unë nuk e besoj që është e duhur që merremi me akuzat e Rusisë, sepse dihet që Rusia nuk ka pasur qëllimin e mirë. Ne duhet të merremi me akuzat zyrtare të Prokurorisë Speciale. Ata që janë paraqitur në gjyq duhet të mbrojnë vetveten. Ne nuk duhet të spekulojmë rreth akuzave që ka bërë prokuroria e specializuar. Ne duhet të përballemi me stuhinë e Gjykatës Speciale. Është një nga kushtet që duhet të kalojmë si shoqëri, kusht për procesin e integrimin në BE. Nuk është mendoj që është diçka jashtëzakonisht e rëndë. Askush nuk po e akuzon luftën tonë për liri. Nuk jam duke dëgjuar nga Dhoma e Specializuar që ata janë duke vënë në pikëpytetje luftën tonë për liri, apo pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, ai tha se qeveria do të bëjë të pamundurën që të mos shkojë në zgjedhje, por ta zgjedhë presidenin me konsensus.

“Mendoj që është një ndër momentet e vështira që duhet të merret elita e qeverisë së Kosovës. Kemi ardhur në një moment kur kjo qeveri do të testohet edhe me problemin e presidentit. Nëse kjo qeveri nuk arrin që të dakordësohet me një parti opozitare, atëherë mendoj që vendi do të shkojë në zgjedhje. Këtu parti, të cilat e kanë vijuar vullnetin qytetar, mendoj që këto parti kanë frikë nga zgjedhjet dhe do të bëjnë të pamundur që të shmangin zgjedhjet dhe të arrinjë që ta zgjedhin vetë presidentin”, përfundoi analisti.

Lexoni gjithashtu: 

Përballja me Hagën, seanca e radhës e ish-luftëtarëve të UÇK-së më 18 nëntor

Arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së, mediat serbe të heshtura dhe në linjë me politikën e Vuçiç

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026