Ahmetaj nën hetim nga SPAK, gazetari: Ja çfarë e ‘fundosi’ ish zv.kryeministrin

Arben Ahmetaj
21 Mars 2023 | 12:49

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati thotë se ishte e prishtme që Prokuroria e Posaçme (SPAK), do të merrte si të pandehur ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, nisur edhe nga zhvillimet e javëve të fundit.

Ferhati u shpreh se momenti determinant për marrjen në hetim, ishin kontrollet e banesave të ish bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetajt.

“Në fakt, pritej që zoti Ahmetaj të ishte një person zyrtarisht nën hetim nga SPAK, nisur nga zhvillimet e javëve të fundit, por momenti më determinant ishte kontrolli i banesës së bashkëjetueses së tij në një zonë rezidenciale në Gjirin e Lalzit. Po ashtu, sipas informacioneve, objekt i kontrolleve të kryera nga agjentët e BKH, ishin pasuritë e tjera të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, në zonën e jugut, por edhe dy banesa në kryeqytet.

Ahmetaj i është drejtuar me një ankim Gjykatës së Apelit. Ahmetaj pretendon se para  se SPAK dhe GJKKO të miratonin kontrollin e këtyre pasurive, duhet të merrte miratimin e Kuvendit”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024