Vuçiç vlerëson KFOR-in: Sjellje profesionale gjatë tensioneve në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
22 Mars 2023 | 12:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e vlerësoi sjelljen e KFOR-it gjatë tensioneve të fundit në veri të Kosovës, si shumë racionale, të matur dhe profesionale.

Vuçiç falënderoi gjeneralmajorin Daniel T. Lasik, me të cilin pati edhe një takim këtë të mërkurë.

“Një takim me gjeneralmajorin Lasik, të cilin veçanërisht e falënderova për sjelljen racionale, të matur dhe profesionale të njësive të KFOR-it gjatë periudhës së krizës”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Vuçiç, në takimin me drejtorin për Strategji, Planifikim dhe Politikë të Komandës Evropiane të SHBA-së, Daniel T. Lasik, shprehu besimin se bashkëpunimi i mirë ndërmjet Forcave të Armatosura të Serbisë dhe SHBA-së do të vazhdojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026