Uganda merrr vendimin ekstrem: Burg i përjetshëm nëse deklaron se je homoseksual
Njerëzit që identifikohen si homoseksualë në Ugandë rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm. Ky vendim vjen pasi parlamenti miratoi një projektligj të ri kundër komunitetit LGBTQI+.
Një aktivist për të drejtat e njeriut tha për BBC se projektligji kishte shtuar frikën se mund të ketë më shumë shantazh dhe presion ndaj homoseksualëve.
“Ka shumë shantazhe. Njerëzit po marrin thirrje se “nëse nuk më jep para, do të raportoj se je homoseksual”, -tha ai.
Projektligji është një nga pjesët më të ashpra të legjislacionit kundër homoseksualëve në Afrikë.
Aktet homoseksuale janë tashmë të paligjshme në Ugandë, por ky projektligj paraqet shumë vepra të reja penale.
Përveç vetë-identifikimit si homoseksual të paligjshëm, sipas projektligjit miqtë, familja dhe anëtarët e komunitetit do të kishin për detyrë të raportojnë tek autoritetet individët që janë në marrëdhënie me të njëjtit seks.
Projektligji u miratua me mbështetje të gjerë në parlamentin e Ugandës të martën në mbrëmje.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve