Berisha: Ahmetaj të bëhet i penduar, të tregojë si i bëri presion Rama
Sali Berisha ka thënë për mediat, se Arben Ahmetaj tashmë ka mundësinë që të bëhet i penduari i drejtësisë. Sipas Berishës, ai duhet të tregojë për presioni që i ka bërë Edi Rama si kryeministër për të firmosur.
Ish-kryeministri Berisha tha se koka e meduzës është vetëm Edi Rama, ndërsa Ahmetaj ka përgjegjësinë se ka bërë soditësin, kur të tjerët vidhnin.
“Zoti Ahmetaj ka një shans që të bëhet i penduari i drejtësisë dhe si i penduari i drejtësisë , zoti Ahmetaj ka mundësinë të thotë se çfarë presioni i ka bërë Edi Rama për të firmosur. Ti tregojë prokurorisë çdo gjë dhe do të ndihmojë në një hetim ku shqiptarët do të marrin vesh shumë gjëra të vërteta. Është autor absolut, kryetar i organizatës kriminale është vetëm Edi Rama.
Edi Rama i ka diktuar atij, me forcën dhe presionin më të madh të firmosë. Kreu i meduzës është Edi Rama, Ahmetaj nuk mund të kalonte kurrë mbi vendimin e agjencisë kombëtare të prokurimeve publike në të cilën thuhet se është e paligjshme, atë e bëri Edi Rama me Erjon Veliajn. Arben Ahmetaj është i përzier, se ka bërë soditësin, vidh ti Erjon, unë të shikoj po s’po përzihem”-tha për mediat Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni