“Shifra alarmante të rasteve të dhunës”, Meta tregon planin e Partisë së Lirisë

24 Mars 2023 | 11:46

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pohoi se shoqëria shqiptare është tronditur në mënyrë sistematike nga dhuna ndaj grave.

Meta theksoi se këto shifra alarmante tregojnë dështimin e institucioneve publike.

Në një dalje për mediat ai prezantoi disa nga pikat e planit të partisë së tij për këtë fenomen.

“Duhet ta dënojmë me gjithë forcën tonë dhunën dhe të bëjmë politika konkrete për izolimin e saj. T’i rrisim me këtë frymë të distancimi nga dhuna fëmijët, t’i edukojmë ata në mënyrë demokratike dhe humane.

Të gjithë ne burrat si vëllezër, djem, kolegë, të bëjmë më shumë të nxjerrim shoqërinë tonë nga kjo plagë e dhunës ndaj grave. Politika duhet t’i kushtojë rëndësi investimi këtij fenomeni. Vitin e kaluar mbi 3 mijë raste të dhunës. 6 gra dhe vajza kanë humbur jetën gjatë viti të kaluar, ndërsa 3 prej tyre vetëm muajin e kaluar. Këto shifra alarmante tregojnë dështimin e institucioneve publike. Fakti që dhe kur popullsia largohet, dhuna në familje rritet. Kjo tregon se keqqeverisja, qasja e saj, padrejtësitë sociale po godasin dhunshëm. Një pikë e paketës sonë është paga minimale për gratë pasi urdhrit të mbrojtjes, integrim në tregun e punës”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026