A do të ketë zyrtarë të arrestuar nga SPAK? Basir Çollaku flet me emra

24 Mars 2023 | 13:41

Gazetari Basir Çollaku tha se deputeti Arben Ahmetaj do të arrestohet ndërsa shtoi se kontrollet në pronat dhe të afermëve të tij janë shumë të vona.

I ftuar në Euronews Albania, Çollaku nënvizoi se pas Ahmetajt do të arrestohen dhe zyrtarë të tjerë në radhët e PS.

Basir Çollaku: Gjykata do t ketë marrë vendim në provat që Prokuroria ka paraqitur. I kërkohet leja për shkak të imunitetit të Kuvendit e më tej ekzekutohen vendimet. Ky arrestim është një pjesë shitje që Rama u bën pjesë pjesë ekipit të tij të afërt. Rama ka shumë krahë të djathtë, i presin njërin i ngjesin tjetrin. E ka pasur shumë afër atë tjetrin që e mbushi Shqipërinë jeshil. Tahiri është atje ku drejtësia ka folur. Njëlloj do të jetë dhe  për Gjiknurin, Beqajn. Kë të përmendësh është rrugës për SPAK.”- deklaroi gazetari.

Ndër të tjera ai shtoi se Kryebashkiakët nuk kanë kohë të bëjnë fushatë pasi rrinë duke parë telefonin se kur ka kohën për t’u paraqitur në Prokurori.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024