Zbardhen emrat e 2 kandidatëve të mundshëm të Alibeaj për Tiranën

24 Mars 2023 | 15:56

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Roland Bejko dhe Jonila Godole janë dy emrat që janë propozuar gjatë mbledhjes së kryesisë për të qenë kandidat për Bashkinë Tiranë.

Gazetari Ardit Hoxha raportoi se ka 3 skenarë për t’u futur në zgjedhjet e 14 majit.

I pari është që të garohet me fuqi të plotë në 61 bashki si për Këshillat dhe për krerët e bashkive, varianti tjetër është që të garohet pjesërisht për kryetarët e bashkive, pra në disa bashki të lihet zonë e lirë për kandidatët e primareve.

Një variant tjetër është që PD mos të futet në zgjedhje për kryetar të bashkive, duke mos paraqitur asnjë kandidaturë, por të garojë vetëm për Këshillat Bashkiak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026