Pas disa muajsh mungesë Gjekmarkaj rikthehet në PD, i bashkohet grupit të Alibeaj

24 Mars 2023 | 15:31

Pas disa muajsh mungese Agron Gjekmarkaj është shfaqur në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike të zhvilluar këtë të premte nga Enkelejd Alibeaj. Gazetari Ardit Hoxha tha për Euroneës Albania se pjesëmarrja e tij ka tëhequr vëmendje pasi më herët ai ka thënë se nuk do bëhej pjesë e asnjë grupi pa u zgjudhur më parë situata në Partinë Demokrate.

“Prezenca për herë të parë pas disa muajsh e nënkryetarit të kuvendit dhe njëkohësisht e deputetit të Partisë Demokratike zotit Gjekmarkaj, e sjell në vëmendje këtu edhe për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve që zoti Agron Gjekmarkaj ka mbajtur më herët ku ka deklaruar se nuk do të përfshihet në sherrnajën dhe në përplasjen e brendshme të Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë nuk do marrë pjesë në asnjë prej organizimeve që do të mbahen gjatë kësaj periudhe deri në sqarimin e plotë të debatit dhe të përplasjes së brendshme të partisë demokratike që në fakt vijon prej dy vitesh”,-tha gazetari Ardit Hoxha.

Më herë deputeti Agron Gjekmarkaj kishte botuar një shkrim ku distancohej nga të dy grupet e Partisë Demokratike.

“Një sqarim për grupet në PD dhe marrëdhënien time me to! Herë pas here e gjej veten në lajme, komente, analiza e muhabete pjesëtar i një prej tre grupeve në PD.

Unë jam vetëm në PD. Paradoksi është se dy grupet e tjera i kuptoj por këtë timin as e kam parë ndonjeherë e as takuar!

Grupi i parë është ai i “revolucionit që marshon” trokun zhurmëmadh të të cilit drejt pushtetit e ndien çdo shqiptar madje po ju fut dridhmën edhe një palo superfuqie matanë Atlantikut! Grupi i dytë është ai “zot bëje mirë” ninullat e të cilit i ndien çdo vater po kaq.

Ndërsa tek grupi i tretë fusin tepricat e atyre që nuk shkojnë as te mbledhjet e njërit as te mbledhjet e tjetrit. Përfitojnë nga ky fllad pranveror, nga cicërimat e zogjve dhe mendojnë ndër hije si e mori e dreqi këtë punë?!

Jangellesh, jangellesh! Unë dua të sqaroj me përunjësi që nuk bëj tash për tash pjesë as në grupin e tretë i cili si ideologji përbashkuese ka mosmarrjen pjesë në mbledhjet e dy të parëve!

Më ndihmoni të kuptoj si mund të quhet grup një masë njerzish në punë të vet që s’kanë bërë kurrë një punë të përbashkët, madje asnjë mbledhje “grupi” që në vetvete do ishte vetë puna?!!”- ka thënë më herët Agron Gjekmarkaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024