PSD i kërkon dorëheqjen Albin Kurtit | Rrusta: Po shkel demokracinë me Asociacionin

25 Mars 2023 | 11:51

Partia Socialdemokrate në Kosovë ka paralajmëruar një protestë sot në orën 14:00, kundër Asociacionit.

Sekretarja e kësaj force politike, Teutë Rrusta thotë se Asociacioni është në dëm të Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rrusta u shpreh se kryeministri Albin Kurti po shkel demokracinë.

“Pse kemi vendosur t’i themi dorëhiqu? Kundërshtimi i Asociacionit është edhe për faktin se mënyra sesi ata e kanë dhënë informacionin, përbën shkelje të demokracisë. Askush nuk ka mandat për të bërë një marrëveshje të tillë.

Sidomos kur dikush me lehtësinë më të madhe e bën këtë gjë, duke mos u ndjerë fare përgjegjës, të paktën për votuesit e tij, atëherë kjo përbën rrezik për demokracinë. Nëse një lider politik, një kryeministër i Kosovës është në gjendje që fjalën ta ndërrojë brenda natës dhe mos ta pranojë, kjo përbën rrezik”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka bërë me dije përmes një njoftimi në Facebook dhunën që i është ushtruar nga truprojat e Albin Kurtit....
15:52 | 13/05/2023

Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aishe Haklaj deklaroi të premten se familja e saj ka ende besim te SPAK....
11:11 | 29/04/2023

“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë

Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini nuk do të tërhiqet nga gara e 14 majit, pavarësisht sulmeve të bëra nga Sali...
14:30 | 08/04/2023