Ekzekutimi i Ahmet Toskës në Fier, policia arreston autorin e dyshuar

15 Nëntor 2020 | 08:14

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës, ngjarje e ndodhur më 26 tetor në qytetin e Fierit. Policia bën me dije se është arrestuar 52-vjeçari Fatmir Hoxhaj. Mbi këtë të  fundit rëndojnë dy vepra penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

“Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirë-organizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

F. H., 52 vjeç, banues në Fier. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhrin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ahmet Toska, 50-vjeç, u vra me armë zjarri në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Ai ishte duke ecur në këmbë teksa u qëllua me armë nga një person, i cili ishte gjithashtu duke ecur në këmbë.

Lexoni gjithashtu: 

Vritet me armë 50-vjeçari në Fier

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026