“Kandidimi, nder dhe vlerësim!” Besjan Ajazi: Mbështetjen e PS do ta kthej në punë
Deputeti socialist Besjan Ajazi do të lërë të hënën mandatin e deputetit në mënyrë që të vazhdojë punën e tij për fushatën elektorale. Ajazi është propozuar nga Damian Gjiknuari për të qenë kandidati i Partisë Socialiste për Gramshin.
këtë propozim, Ajazi i ftuar në Euronews Albania tha se e ka mirëpritur dhe se e ka quajtur një propozim që e ka nderuar dhe e ka vlerësuar. Ai ka shtuar gjithashtu se është i gatshëm të kontribuojë në qytetin e tij në çdo lloj detyre që do i ofrohet.
“Unë kam dëshirë dhe do kem dëshirë deri në fund të kontribuoj për qytetin tim. Në çfarëdolloj detyre që do më kërkohet. Nuk ka qenë kërkesë e imja, ka qenë drejtuesi politik i cili pas shumë konsultave më propozoi që të isha pjesë e ekipit të kandidatëve të qarkut të Elbasanit dhe më konkretisht kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Gramshit.
Nuk ka të bëjë me ndonjë kërkesë timen specifike, por jam dhe do të jem gjithmonë gati për të dhënë kontributin tim, gjithçka që unë kam dhe përfaqësoj për qytetin e Gramshit. Këto janë propozime të nderuara. Patjetër që e kam pritur shumë mirë, është përgjegjësi dhe vlerësim i madh. Bazës socialiste këtu në Gramsh do ia përkthejë në punë 24 orarëshe duke i ndejtur çdo problemi dhe shqetësimi në kokë”, tha për Euronews Albania Besjan Ajazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë