Përfaqësuesi i grupit të Alibeajt: Si do veprojmë përballë kandidatëve të Berishës
Rezart Kthupi ka treguar se si do të marrë pjesë grupimi i Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit. Ai ka thënë se ky grupim do të nxjerrë kandidatët e tij në ato bashki ku mendon se kandidati i dalë prej tyre ka më shumë mundësi të fitojë se sa kandidati i dalë nga primarët duke i dalë kështu përballë kandidatëve të Berishës.
“Kush është oferta që i është bërë fraksionit tjetër në lidhje me kandidatët. Oferta ka qenë, kandidatët e primarëve, ata që ne i konsiderojmë kandidatë të vlefshëm dhe potencialisht fitues mund të vinë dhe të kandidojnë me logo.
Aty ku ne diskutojmë apo kemi presupozimin se kemi kandidatë më të mirë, hajde të diskutojmë se kandidati që ne paraqesim është më i mirë se i juaj. Në këto kushte në bashkitë ku ne diskutojmë se mund të fitojmë me kandidatin që kemi normalisht do dalim me kandidat, pse mos të dalim me kandidatë”, tha për Euronews Albania Rezart Kthupi.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona