Tatuazhet e forcojnë apo e dëmtojnë sistemin imunitar?

27 Mars 2023 | 07:55

Tatuazhet janë një fiksim për shumë njerëz në mbarë botën, sikurse nga ana tjetër ka persona që janë skeptikë, kundër tyre ose nuk i pranojnë që t’i kenë në trup. Ka mjek që po ashtu kanë evidentuar problemet shëndetësore që mund të vijnë nga tatuazhet. Nga ana tjetër ka edhe fe që nuk i pranojnë tatuazhet sikurse është feja islame që i konsideron si “haram”.

Në një shkrim të publikuar së fundmi në “The Sun” thuhet se shkencëtarët shpjeguan se si trupi ynë reagon ndaj bojës së tatuazheve – dhe kur një infeksion i shkaktuar nga tatuazhet mund të jetë edhe vdekjeprurës. Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ju bëni tatuazh? Sipas tyre kur një gjilpërë tatuazhi vulos një model në lëkurën tuaj, trupi e konsideron atë si një sulm.

Kjo është për shkak se lëkura juaj vepron si ‘pengesa e parë’ e sistemit imunitar, tha Juliet Morrison, një virologe në UC Riverside për The Atlantic. Lëkura juaj është e mbushur me qeliza mbrojtëse me veprim të shpejtë që mund të hyjnë në veprim kur ajo shkelet nga diçka si një shpim tatuazhi, vazhdoi ajo.

Pra, kur qelizat tona imune përpiqen të përpunojnë bojën, ato nuk mund ta tresin atë si zakonisht. Në vend të kësaj, ata e transformojnë atë në një version mikroskopik të çamçakëzit, duke e bërë atë të dukshëm në sipërfaqen e lëkurës tuaj.

Studiues të tjerë kanë sugjeruar se dëmtimi (steril) i shkaktuar në lëkurë nga tatuazhet në fakt mund të përmirësojë përgjigjen tuaj imune, duke i mbajtur qelizat të përgatitura për çdo sulm. Christopher Lynn, një antropolog në Universitetin e Alabamës që studion njerëzit me tatuazhe të rënda në të gjithë botën, zbuloi se njerëzit që shpesh bëjnë tatuazhe kanë nivele më të larta të disa molekulave imune, duke përfshirë antitrupat, në gjakun e tyre sesa njerëzit që rrallë bëjnë bojë, të paktën për një kohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024