“Do kemi zhvillime nga SPAK”, gazetari: Katër dosje janë drejt përfundimit

27 Mars 2023 | 11:33

Gazetari Poli Hoxha tha se së shpejti pritet të ketë zhvillime nga SPAK në politik. Sipas tij, pas këtyre zhvillimeve elektorati do e ketë më të qartë se për kë të votoj.

I ftuar në Euronews Albania ai ka numëruar katër dosje të SPAK të cilat pritet të jenë drejt përfundimit, ku janë të përfshirë emra që momentalisht janë duke bërë fushatë për zgjedhjet e 14 majit duke kërkuar që të votohen.

“Ky proces po zhvillohet në disa rrugë, po zhvillohet sidomos në rrugën penale. Do kemi zhvillime nga SPAK te politika, te korrupsioni. Shumë shpejtë do të jemi më të qartë se për kë duhet të votojmë. SPAK nuk është bërë për politikanë që kanë kryer korrupsion dhe po shijojnë plaçkën, por për fat të keq, për politikanë që nuk ikin nga skena, madje mbajnë politikën peng. Aktualisht ke katër dosje që janë drejt përfundimit dhe janë të nxehta.

Një që është drejt përfundimit është dosja e ish-ministrit të shëndetësisë,  Ilir Beqaj, drejt përfundimit është një dosje jashtëzakonisht e nxehtë ku është brenda zotin Meta, zotin Shkëlzen Berisha, ke brenda dhe Edi Ramën, sepse nuk është vetëm privatizimi por edhe gjyqi i famshëm me një dëm rreth 90 milionë euro. Është dosja e inceneratorëve, ku vërtet është ndarë Ahmetaj dhe besoj se shumë shpejt do ketë lëvizje të forta, po edhe këtu ke komplet Kryeministrin dhe komplet lidershipin e rilindjes. Po ti shikosh këta, dhe Erjon Velinë që e ke kandidatë, kandidatin e fierit të Partisë Socialiste,  janë ata që na thërrasin për votim. Kjo është situata në Shqipëri”,-tha gazetari Poli Hoxha.

LEXONI GJITHASHTUL:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026