Klosi për dorëheqjen e Tushaj: Shpresoj të qetësohet, është bërë euforik nga gara
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Blendi Klosi reagoi në një intervistë për Euronews Albania sa i takon dorëheqjes së kreut të PS-së në Rubik, Pal Tushaj.
Ai tha se njësoj si në gjithë Shqipërinë ka pasur një garë të brendshme edhe në Rubik, referuar këtu deklaratës së Tushaj i cili tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij ishte rikandidimi i Ndrec Dedës.
“Ndodh gjithmonë kur ka gara, njerëzit bëhen pak euforik, bëhen pjesë e garave të caktuara, bëhen pjesë e tifozllikut të caktuar, por që janë momente që kalojnë. Partia Socialiste është një parti e madhe sepse arrin të rigjenerojë figura të reja dhe personazhe që marrin mbështetjen e socialistëve.
Shpresoj që Pali të qetësohet dhe të bëhet pjesë e fushatës elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste në bashkinë e Mirditës, e cila është nga ato qarqe ku Partia Socialiste garon fort për t’i marrë të treja bashkitë, qoftë në Lezhë, qoftë në Mirditë e qoftë në Laç, por që padyshim ka garë dhe problematika të caktuara,” – u shpreh Klosi.
Sipas tij ky është një moment i nxituar që do të kalojë duke qenë se mirditorët e kanë gjetur gjithmonë gjuhën mes vetes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta