Spartak Koka: 150-200 mijë Euro investim për kanabis në 5 tunelet e Krujës
Gazetari Spartak Koka tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se për të kultivuar kanabis në 5 tunelet e Krujës janë investuar 150 deri në 200 mijë euro.
Ndërsa policia informoi se janë 2 ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike, gazetari bëri me dije se në fakt janë 5 tunele.
“Çështja është kush financoi për këtë sipërmarrje, kush e organizoi dhe kush punoi në këto shtëpi bari sepse ka një lloj kostoje të caktuar për t’i kultivuar, për t’i përshtatur. Për shembull te 5 tunelet me një përllogaritje që e bëmë dhe me ekspertët, shkon te diku 150 ose 200 mijë euro investim që nga marrja e linjës elektrike në shtyllën poshtë rrugës kryesore,” – u shpreh Koka.
Gazetari tregoi gjithashtu se 5 tunelet nuk ishin as 250 metra larg në vijë ajrore nga rruga kryesore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre
- 20:46 Tensionet në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Energjisë: Trafiku në Ngushticën e Hormuzit vijon normalisht, kemi krijuar një korridor alternativ
- 20:19 Aktori Mehdi Malkaj thirrje në protestë: Të shkëpusim ndikimet partiake