Skocia i jep leksion Spanjës, Zvicra nën drejtimin e Xhakës ‘rrëmben’ fitoren e dytë

29 Mars 2023 | 15:17

Zvicra e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka ka hipotekuar fitoren e dytë në grupin I, ku ka mposhtur Izraelin me rezultatin 3-0. Helvetët janë favoritë për të mbërritur në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani, ndërsa nuk hasën pengesa ndaj izraelitëve. Goli i parë erdhi në minutën e 39-të, ndërkohë në pjesën e dytë Zvicra shënoi dhe dy gola të tjerë. Rumania po ashtu ka shkuar në kuotën e 6 pikëve, duke u renditur e dyta, pas fitores së regjistruar ndaj Bjellorusisë.

Skuadra që zhgënjeu mbrëmjen e së martës ishte Spanja, e cila nuk ia doli dot në përballjen me Skocinë. Vendësit shënuan dy herë në portën e iberikëve me mesfushorin e djajve të kuq, Skot Mctominay. Në këtë grup, përballja tjetër mes Gjeorgjisë dhe Norvegjisë u mbyll në shifrat 1-1.

Në grupin D, Kroacia po ashtu rrëmbeu 3 pikëshin e parë, duke fituar ndaj Turqisë me rezultatin 2-0. Heroi i ballkanasve ishte mesfushori Kovacic i cili shënoi dy herë që në pjesën e parë. Edhe pse me Gareth Bale tashmë të tërhequr nga kombëtarja, Uellsi fitoi ndaj Letonisë me rezultat minimal, ndërsa goli u shënua nga Moore.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026