QSUT, dermatoskopi jashtë funksionit. Mungon aparatura dhe te onkologjiku

29 Mars 2023 | 15:25

Shërbimi i dermatologjisë në QSUT, nuk ka një aparat dermatoskopi, që shërben për kontrollin e nishaneve dhe identifikimin e melanomës në faza të hershme.

Edhe pse kanceri i lëkurës, po njeh rritje nga viti në vit mungesa e aparaturave vështirëson punë e mjekëve, pasi aparatura që trajton këtë sëmundje është prishur prej vitit 2019. Mjekët i kanë dërguar disa herë peticione Ministrisë për rikthimin në funksion të kësaj pajisjeje.

Në përgjigje të kërkesës së Euronews Albania, Burime zyrtare nga drejtoria e QSUT, bëjnë me dije se është blerë një aparaturë e re Orthovoltazhi që trajton kancerin e lëkurës në Shërbimin Onkologjik, por ende nuk është instaluar.

Në përgjigjen zyrtare thuhet se aparatura e re është e një teknologjie të avancuar dhe po punohet për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për instalimin e saj.

Por deri në momentin që kjo aparaturë do të vihet në shërbim të pacientëve trajtimi i tyre ose do të shtyhet në kohë, ose do të ofrohet në spitalet private kundrejt pagesës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026