“Lojtarët e skedinave paguajnë tatime”, Fidel Ylli tregon si do kontrollohen bastet

29 Mars 2023 | 15:41

Fidel Ylli tha se kompanitë e basteve duhet të lënë në bankë një garanci për lojtarët që do të vënë skedina.

I ftuar në Euronews Albania ai shpjegoi se si do të realizohen kontrollet e basteve dhe tha se edhe vetë lojtarët që do të vënë skedina do të taksohen njësoj sit ë gjithë ata që punojnë.

“Që të marrësh një licencë bastesh duhet të kesh një herë një histori se kush je ti. Çfarë personi je? Ke apo nuk ke eksperiencë në këtë fushë. Sa para ke? Dhe duhet të lësh garanci. Pra në rast se dikush luan në një kompani bastesh dhe fiton, nëse ai që ka një kompani bastesh, pronari nuk i jep paratë.

Çfarë do bësh? Shteti thotë që ai që e merr do të lërë një garanci bankare x milionë dollarë në bankë dhe këto janë garanci për lojtarin. Një lojtar që luan e ka të sigurt fitimin se i merren direkt nga pallatë që ka bllokuar, plus lekët e licencës, plus lojtarët do tatohen. Siç tatohesh ti për rrogën, siç tatohem unë për rrogën edhe lojtarët do tatohen. Kontrolli online do të jetë gjëja kryesore”-tha Fidel Ylli.

Po ashtu Fidel Ylli sqaroi se bastet nuk do të vihen më me anë të parave ‘cash’, të gjitha pagesat do të bëhen me kartë, kjo gjë sipas tij do e bëjë më të lehtë kontrollin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024