Plehrat ‘pushtojnë’ Gjirokastrën, qytetarët depozitojnë mbetje ku të munden
Depozitimi i mbetjeve urbane larg vendgrumbullimeve është kthyer në shqetësim në qytetin e Gjirokastrës. Një pjesë e banorëve i hedhin plehrat përgjatë shtretërve të lumenjve, segmenteve rrugore apo dhe kodrinave të qytetit duke shkaktuar ndotje.
Hedhja e mbeturinave vend e pavend, përveç anës estetike të qytetit, shkakton edhe përhapjen e shumë sëmundjeve duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.
Ky fenomen është shqetësues kryesisht në zonën muzeale të qytetit, ku disa zona janë pushtuara nga plehrat duke dëmtuar edhe imazhin turistik të qytetit.
Ndërmarrja e shërbimeve publike thekson se ndërhyrja në disa zona është e domosdoshme.
“Brigadat e pastrimit janë hapur në të gjithë qytetin për pastrimin e çdo lloj rrugice, e përrenjve që ne kemi problem që nga njerëz të pandërgjegjshëm po na hedhin mbetjet e tyre ne vendet jo të caktuara”,-tha specialisti i mjedisit Artur Xarba.
Çelja e sezonit turistik kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve dhe ndërgjegjësimin e tyre për të mbajtur pastër qytetin.
“I bëj një thirrje gjithë qytetarëve të Gjirokastrës meqenëse së shpejti hapet edhe sezoni turistik të mos na hedhin mbetjet në vendet jo të caktuara”,- tha specialisti i mjedisit Artur Xarba.
Sensibilizimi i qytetarëve është i domosdoshëm, sepse institucionet publike dhe organizatat për mbrojtjen e mjedisit theksojnë se një pikë e fortë e zhvillimit të turizmit është ambienti I pastër dhe mbrojtja e natyrës.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh