Kremlini: Arritja e qëllimeve në Ukrainë me mjete diplomatike nuk është e mundur

30 Mars 2023 | 18:35

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se rritja e qëllimeve në Ukrainë përmes mjeteve politike dhe diplomatike nuk është e mundur.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se qëllimet e Rusisë mund të arrihen politikisht dhe diplomatikisht, dhe meqenëse aktualisht janë të pamundura, për fat të keq, ato duhet të arrihen me mjete ushtarake”, tha Peskov.

Sipas tij, gjëja kryesore për Rusinë është që të përmbushen kërkesat e saj themelore – siguria e njerëzve në rajonet e reja të Rusisë dhe siguria e Rusisë në tërësi, shkruan N1.

Ai shtoi se operacioni ushtarak vazhdon dhe se betejat e ashpra për Artyomovsk janë duke u zhvilluar.

Peskov nënvizoi se lufta në një kontekst më të gjerë, pra konflikti me vendet armike dhe lufta hibride kundër Rusisë, do të vazhdojë dhe se është e nevojshme që shoqëria të bashkohet rreth presidentit Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026