Ish zv.ministri: Rama dhe Veliaj do të kenë probleme me drejtësinë para 2025-s
Ish zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të ketë probleme me drejtësinë, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Në një intervistë për Euronews Albania, Peka u shpreh se presioni ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është i madh, por korrupsioni i mazhorancës është akoma më i madh dhe sipas tij, politikanët socialistë do e kenë të vështirë t’i shpëtojnë burgut.
“Politikani që ka ndenjur më shumë në pushtet në 30 vite demokraci, është Edi Rama. Nëse ke dy fraksione në Partinë Demokratike, midis Bashës dhe Berishës, në Partinë Socialiste ke prapë dy fraksione. Njëra është midis bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe tjeri është burgu 313. Kjo është e ardhmja e Partisë Socialiste. Rama e detyroi Enkelejd Alibeajn të regjistrohet, e regjistroi me dhunë në zgjedhje. Këto zgjedhje do të ndajnë njëherë e mirë, problemet e brendshme të Partisë Demokratike.
Problemet e brendshme të Partisë Socialiste nuk kanë filluar akoma. Fillojnë me 313, me gjysmën e kabinetit qeveritar që janë brenda, do vazhdojnë, edhe Erion Veliaj e ka litarin në qafë, është çështje kohe, para apo pas zgjedhjeve, sa t’ia heqin trekëndëshin nga këmbët. Do vazhdojë edhe me të tjerët. Presioni ndaj SPAK-ut është i madh dhe do vazhdojë, por zullumi është aq i madh, saqë nuk ka as SPAK dhe as perëndi që t’i mbajë. Në 2025, Edi Rama do ketë probleme me gjellën, nuk do ketë probleme zgjedhjesh”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje