EMRI| Kush është anëtari i bandës në Vlorë që iu sekuestruan 39 mijë euro

1 Prill 2023 | 13:23

Euronews Albania ka mundur të sigurojë identitetin e personit, në banesën e të cilit policia sekuestroi 39 mijë euro, 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje dhe municion luftarak.

Ai është Rodrigo Shemsho, një person me precedentë të theksuar penal, të cilin policia në njoftimin zyrtar e cilëson si një anëtarin e një grupi kriminal që merret me krime ndaj personit.

“Shpallet në kërkim pronari i banesës, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit”, njofton policia.

Shemsho është arrestuar në korrik të vitit 2021 për një ngjarje të vitit 2020, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar në qytetin e Vlorës.

“Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, njoftonte policia asokohe.

Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së, po vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026