Balluku: ‘Ballkani i hapur’ shpejton reformat, nuk e cenon procesin e Berlinit
Ballkani i Hapur nuk zëvendëson Procesin e Berlinit. Për zv/kryeministren Belinda Balluku, bashkëpunimi në rajon, i jep hov Shqipërisë për të realizuar më shpejt reformat.
Shqipëria ka ecur me hapin e duhur për të realizuar reforma të rëndësishme për integrimin. Për zv/kryeministren Balluku, procesi i Berlinit i ka shërbyer si urë nxitëse për të zbatuar ato.
“Kryesimi i Procesit të Berlinit është jo vetëm një tregues i rolit kyç që Shqipëria ka në rajon, por mbi të gjitha një vlerësim për punën e qeverisë shqiptare, për të çuar përpara proceset, reformat dhe projektet në të gjithë sektorët jetikë.”- tha Balluku
Por, krijimi i Ballkanit të Hapur ka ngjallur debate për devijimin e politikës dhe ekonomisë shqiptare nga Procesi i Berlinit i hartuar në 2014-ën, për të cilin Balluku ka këtë përgjigje.
“Gjatë gjithë zbatimit të procesit të Berlinit që ka të bëjë me financimet e buta, proceset e tejzgjatura, të cilat detyrimisht kanë kërkuar nga ne një instrument për të përshpejtuar këtë proces. Qeveria shqiptare pa të arsyeshme krijimin e një aleanca që është aleanca e Ballkanit të Hapur.”- shtoi ajo.
Deklarata e zv/kryeminstres u bë në kuvend, aty ku u mblodh këshilli kombëtar për integrimin europian, për të diskutuar rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)