Sherr me thika në Laprakë, plagosen 3 persona. Një në gjendje të rëndë

Dhunoi gruan e verbër
3 Prill 2023 | 19:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet, ku një 40-vjeçar ka goditur me thikë tre persona në ambientet e një lokali në Laprakë.

Burime bëjnë me dije se shtetasi 64-vjeçar Viktor Rrapollari, ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

E plagosur ka mbetur dhe vajza e tij 40-vjeçare dhe një shtetas italian.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. M., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026