“Mbrojtja ndaj Thaçit”, Bushati: Propagandë për t’i trajtuar njerëzit si kope
Propagandë për mos t’u thënë njerëzve të vërtetën e ka quajtur Andi Bushati mbrojtjen që figurat politike shqiptare po i bëjnë tani ish-presidentit Hashim Thaçi.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se kryeministri Rama dhe qeveria e tij këmbëngulën që gjykata speciale të ngrihej, ndaj tani duhet të presin vendimin e saj.
“Unë kam problem me ata që nga Thaçi e Veseli që donin dhe milituan që kjo gjykatë të ngrihej. Kam problem me ata të partisë së Klosit, me Edi Ramën dhe me ministrat kur nëse e mbani mend në një moment Hashim Thaçi fillojë të lobojë për ta hedhur poshtë gjykatën Speciale.
Në presion ndërkombëtar, Edi Rama dhe ministrat e qeverisë Rama thanë bëjeni! Nuk thoshin në momentin kur thoshin bëjeni se ra raporti i Dick Martin, nuk i besojmë ne shtëpisë së verdhë. pra këto që dalin sot, s’ka pasur shtëpi të verdhë, ra raporti i Dick Martit janë propagandë për të trajtuar njerëzit si kope. gjithë ky grupim bashkë kanë qenë për ngritjen e gjykatës speciale. e ngritën, nuk janë pishman që e ngritën le t’ia lënë gjykatës”,-tha Andi Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur