Projekt ndërkombëtar? Bushati: Harrojeni, Millosheviçi nuk barazohet me shqiptarët
Andi Bushati tha se pavarësisht se kanë dalë para gjyqit ish-krerët e UÇK-së, tezase po barazohet “xhelati me viktimën”, është e gabuar.
i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati tha se ka një ndryshim të narrativës për arsye gjeopolitike, pasi perëndimi po mundohet ta tërheqë Serbinë në mënyrë që ajo të mos shkojë te Rusia, por megjithatë asnjë shqiptar nuk krahasohet me Millosheviçin.
“Kjo është një tezë e cila është artikuluar sa herë është dashur të mbrohen ata që janë sot në Hagë. Nuk mendoj se edhe në mendjet më të çmendura të perëndimit ka një ide për të barazuar Millosheviçin me shqiptarët. Harrojeni! Që kur shkuan të 4 në Hagë u tha kjo, që po barazohet xhelati me viktimën.
Për mua nuk ka lidhje. Ka një ndërrim narrative, nuk besoj se është një ndërrim narrative për gabimet e Thaçit dhe qeveritë paraardhëse, dyshoj se ka një ndërrim narrative si pasojë e ndryshimeve të kontekstit gjeopolitik.
Dëshira e perëndimit për t’i tërhequr Rusisë, Serbinë, po i jep thela në rajon Serbisë për ta joshur që të mos shkojë te Rusia. Këtu mund të vuajmë ne, malazezët dhe Boshnjakët. Por kjo nuk ka lidhje me vendimet që ka marrë Thaçi në 2013 apo 2015. që të kthehem në temë nuk ka barazi mes viktimës dhe xhelatit”,- tha Andi Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë