Vlora Hyseni prezantohet në krye të SHISH
Vlora Hyseni është prezantuar sot në institucionin e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Lajmi është ndarë nga kryeministri Edi Rama një ditë pasi Vlora Hyseni u dekretua nga Presidenti i Republikës.
“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, shkruan Rama në Facebook.
Një muaj më parë kryeministri Edi Rama i propozoi presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Hyseni ka udhëhequr për një periudhë 6-mujore, nga dhjetori i vitit 2020 deri në qershor të vitit 2021, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Më herët ajo mbante postin e zëvendësdrejtoreshës në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si dhe postin e drejtoreshës për marrëdhëniet me jashtë në këtë institucion.
Ajo u shkarkua nga posti i drejtueses së AKI, më 30 qershor 2020 me vendimin e marrë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit
Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje
- 22:29 Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit
- 22:05 Tensione në protestë, gazetari tregon se cilave parti u përkisnin disa nga pjesëmarrësit
- 22:04 Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
- 21:47 Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat
- 21:38 SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
- 21:27 Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët