Vlora bëhet gati për sezonin, deputeti zbulon a do të ketë rritje çmimesh
Ilir Metaj, deputet i PS në Vlorë, tha në një intervistë për Euronews Albania se Vlora po përgatitet për sezonin turistik më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Metaj u shpreh se numri i turistëve që pritet të vizitojnë Vlorën këtë sezon do të jetë jashtëzakonisht i madh dhe këtë e tregojnë prenotimet e njësive hoteliere.
Sipas tij, Vlora është shembull në vend dhe rajon për raportin çmim-cilësi.
“Në Vlorë mezi po pritet dhe jemi në prag të sezonit turistik që është katalizatori i zhvillimit ekonomik. Ky pritet të jetë sezoni më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Kërkesat për njësitë hoteliere janë të jashtëzakonshme. Ka mjaft optimizëm, njerëzit po përgatiten për të pasur standardet e duhura të shërbimit dhe të mikpritjes të numrit të madh të turistëve që pritet të mësyjnë në Vlorë. Vlora është kthyer në një markë të turizmit me njësi hoteliere që sa vijnë e shtohen me standardet më të larta. Si gjithmonë, Vlora ka raportin më të mirë çmim-cilësi; nuk ka asnjë konkurrencë”, tha deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Doli për të mbledhur dru, 45-vjeçarja në Vlorë e zhdukur prej 2 javësh
- EMRI| Kush është anëtari i bandës në Vlorë që iu sekuestruan 39 mijë euro
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta