Akuzat ndaj Kryemadhit, Balla: Transferta parash nga Rusia, preket siguria kombëtare
Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla tha në një intervistë për Euronews Albania se dokumentet që tregojnë se Monika Kryemadhi ka marrë para nga biznesmenë rusë janë dëshmi e ndikimit të Rusisë në rajon.
Balla u shpreh se nuk bëhet fjalë për akuza të PS por dokumente të publikuara nga media shqiptare dhe ajo evropiane.
Sipas tij, derisa jemi përballë transfertave të parave nga Rusia, është një çështje që i përket sigurisë kombëtare.
“Janë dokumente ku Kryemadhi rezulton se është përfituese dividenti nga llogari bankare të kompanive të rusëve të cilët rezulton të jenë jo njerëz të zakonshëm por biznesmenë të lidhur ngushtësisht me Kremlinin në sektor të rëndësishëm si ai i naftës. Kur transferon divident do të thotë që je aksioner. Kur bëhet fjalë për transferta parash nga Rusia është çështje e sigurisë kombëtare. Vërtetësinë e dokumenteve e verifikon vetëm prokuroria. Në pamje të parë ato dokumente duken origjinale. Nuk bëhet më fjalë ta çojmë ne në SPAK. SPAK i ka vetë dosjet. Koha kur politika vë në lëvizje drejtësinë ka marrë fund”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bushka: Nisni hetimet për pastrim parash e fshehje pasurie për Kryemadhin
- PS kërkon hetim për Kryemadhin, gazetari: Faktet janë sheshit, SPAK të bëjë punën!
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush