PS kërkon hetim për Kryemadhin, gazetari: Faktet janë sheshit, SPAK të bëjë punën!
Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euroneës Albania se hetimin për Monika Kryemadhin nuk ka nevojë ta kërkojë Partia Socialiste për aq kohë sa faktet flasin vet.
Ai bëri thirrje që SPAK të bëjë detyrën në mënyrë që të vihet në vend drejtësia.
“Kryemadhi është vetë pronare, pra ka aksione në një kompani ofshore së bashku me disa oligarkë rusë pranë Vladimir Putin dhe kjo nuk bëhet nga Dajti i Partisë Komuniste, se do e mirëkuptoja Dajtin, kjo bëhet nga bashkëshortja e presidentit. Po flasim për një periudhë kur Ilir Meta ishte presidenti i republikës dhe këtu hyn në lojë ajo siguria kombëtare,” – u shpreh Muça.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar akuzat ndaj saj se është financuar me para nga kompani ruse, teksa shtoi se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj blejnë media dhe dezinformojnë me paratë e inceneratorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë