Bushka: Nisni hetimet për pastrim parash e fshehje pasurie për Kryemadhin

3 Prill 2023 | 16:56

Partia socialiste kërkon me insistim që ndaj ish-kryetares se LSI-se, tashmë në cilësinë e deputete, të nisë menjëherë hetime për dyshimet e ngritura se ajo është financuar nga biznesmenë rus të naftës.

Përmes një deklarate për shtyp nga selia rozë, deputetja Klotilda Bushka tha se drejtësia duhet të nisë sa më shpejt hetimet për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

“Prej disa ditësh, opinioni publik është shqetësuar nga publikimi i dokumenteve që ngrenë dyshime se një deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka marrë para nga kompani të lidhura me diktatorin e Kremlinit, Vladimir Putin. Të dhënat e publikuara nga media pasqyrojnë se si Monika Kryemadhi ka marrë para nga kompani të oligarkëve rusë që financojnë partinë e Putinit.

Deputetja Kryemadhi do duhet të sqarojë se çfarë janë këto para…? Çfarë janë këto llogari offshore? Përse nuk janë deklaruar në ILDKP shumat dhe llogaritë bankare nga ku janë marrë para? A ka patur ajo biznese me rusët? A ka marrë divident?  Nëse po, çfarë kërkonin rusët nga Monika Kryemadhi në këmbim të rublave? E kërkonin si deputete apo si bashkëshorten e presidentit? Ndërkohë që Kryemadhi refuzon sqarimet, organet e drejtësisë do duhet të hetojnë për të gjitha veprimet në këtë rast, që nga mosdeklarimi, e deri te dyshimet e adresuara nga mediat për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026