Avionë luftarakë në Ukrainë, Polonia dërgon ‘MIG-29’
Ushtria e Ukrainës është pajisur me avionë të tjerë luftarak nga Polonia. Qeveria e Polonisë thotë se armatimi i Ukrainës lidhet me sigurinë kolektive të rajonit.
Polonia ka dërguar disa avionë të tjerë luftarakë në Ukrainë për të mbështetur betejën kundër Rusisë. Ministri polak i mbrojtjes nuk bëri të ditur se sa është numri i avionëve që janë dërguar në territorin e Ukrainës, por theksoi se ndihma është e rëndësishme për sigurinë kolektive.
Polonia u bë anëtari i parë i NATO-s që premtoi avionët luftarakë për Ukrainën. Avionët e parë polakë u dërguan një muaj më parë në frontin e luftës. Gjithashtu Sllovakia deklaroi se më 23 mars dërgoi katër avionët e parë në Kiev.
Qeveria polake ka deklaruar se brenda pak javësh të tjerë avionë luftarakë do të dërgohen në frontin e luftës, sipas nevojave që ka ushtria e Ukrainës.
Para nisjes së luftës Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29, të cilët ishin me teknologji të vjetër të Bashkimit Sovjetik. Gjatë bombardimeve të para ruse, bazat ajrore ishin objektivat kryesore duke e dëmtuar masivisht flotën ajrore.
Avionët që janë dhuruar nga Polonia janë përdorur edhe më herët nga ushtria urkainase dhe ekspertët besojnë ushtria nuk ka nevojë për trajnime për t’i përdorur ata.
Që nga nisja e luftës, Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar avionë dhe armatime të rënda nga vendet e Perëndimore për të përballur Rusinë. Një pjesë e vënëve kryesore të NATO-s kanë hezituar të dërgojnë armatime të rënda, për të shmangur një përshkallëzim të konfliktit me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në