“Trump pagoi heshtjen e aktores së filmave pornografik”, gazetarja zbulon akuzat

4 Prill 2023 | 21:36

Menada Zaimi, gazetarja e zërit të Amerikës ka zbardhur në një lidhje direkte për emisionin “Now”, disa nga akuzat që janë ngritur për ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas gazetares, në seancën e sotme një nga akuzat e bëra për ish-presidentin është ka të bëjë me pagesën prej 130 mijë dollarësh që i kishte bërë aktores Stormy Daniels në vitin 2016, në përpjekje për të blerë heshtjen e saj për një marrëdhënie jashtëmartesore.

“Janë katër hetime që po zhvillohen për Donald Trump. në këtë të sotmen po bëhet njohja me aktakuzën e parë e cila ka lidhje me pagesën prej 130 mijë dollarësh e bërë gjatë fushatës elektorale të vitit 2016 për zgjedhjet presidenciale nga ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen për aktoren e filmave pornografik me qëllimin për të siguruar heshtjen e kësaj të fundit për të mos folur për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka pasur me zotin Trump.

Cohen i cili është dënuar për këtë çështje, ka deklaruar se pagesën e ka bërë i udhëzuar nga zoti Trump. Trump e ka mohuar akuzën, por nga ana tjetër ka thënë se  kjo pagesë është bërë me qëllimin për të shuar më shumë stresin që po i shkaktonte duke e shantazhuar aktorja Stormy  Daniels. por kjo është vetëm njëra nga akuzat”,-tha për Euronews Albania gazetarja Menada Zaimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026