Ilir Meta prezanton kandidatin e “Bashkë fitojmë” për Lezhën

4 Prill 2023 | 19:21

Ilir Meta ka prezantuar pasditen e kësaj të marte kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës.

Meta tha është i bindur se doktori Pashk Gjoni i cili më herët fitoi primaret në Lezhë, do të votohet gjerësisht madje sipas tij, gjoni do votohet edhe nga socialistët të cilët janë zhgënjyer nga qeverisja e deri tanishme.

“Ne jemi të bindur se në 14 maj do të japim një mesazh shumë të fuqishëm në Lezhë dhe  në  të gjithë Shqipërinë dhe pa asnjë diskutim në të gjitha  iniciativat ë këtij komuniteti që 2 marsi të jetë një festë kombëtare do keni gjithmonë përkrahjen time më të zjarrtë dhe më të vendosur. Lezha ka qenë dhe do të  jetë simboli i bashkimit dhe në 14 maj Bashkë  fitojmë do të arrijë  në fitore të shkëlqyer dhe  plotësisht të merituar këtu në Lezhë.

Kemi kandidatin e padiskutueshëm që për mua është super kandidat, doktor  Pashkun, kemi edhe një ekip të mrekullueshëm të përbashkët, dhe pa dyshim i ftoj të gjithë qytetarët e lezhës të ftojnë kundër arrogancës. Jam i sigurt që do na bashkohen edhe shumë socialistë të ndrershëm që ndihen viktima nga uzurpimi i shtetit”,-tha Ilir Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026