“Politikanët me podcast-e”, gazetarja: Është problem, po marrin rolin e gazetarëve
Gazetarja Zefina Hasani tha se e shikon si problematike faktin që politikanët po hapin podcaste, pasi në një farë mënyre ata po konkurrojnë dhe po i marrin rolin gazetarëve.
E ftuar në emisionin ‘Now’, në Euronews Albania ajo u shpreh se është shumë e vështirë të gjesh të ftuar me të cilët ia vlen të bisedosh e nëse këta i fton më parë kryeministri apo dikush tjetër në podcastet e tyre, e konsumon si figurë dhe gazetarët nuk mund ta ftojnë më
“Për mua dhe për të gjithë brezin e gazetarëve të kohës sonë por edhe të rinjve, për mua kjo është një lloj problematike sepse këta politikanë duket sikur po i marrin rolin dhe po i prishin punë gazetarëve. Personazhet e njohur që ia vlen të bisedosh me ta janë shumë të vështirë të gjenden sepse janë shumë të pakët. Nëse i merr Rama në podcastin e tij, detyrimisht e konsumon dhe ti nuk do e marrësh më. Kanë hyrë në tregun e gazetarisë”,-tha gazetarja Zefina Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arian Çani: Në opinionin publik doktori po imiton Ramën, lëre çfarë shpjegon
- “Trump pagoi heshtjen e aktores së filmave pornografik”, gazetarja zbulon akuzat
- “Jo non grata në zgjedhje”, Yuri Kim apel për pastërtinë e kandidatëve
Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
“Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë