Djali vrau me plumb në kokë nënën në Greqi, fqinjët: Të shokuar! Nuk janë zënë kurrë
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me 71-vjeçaren e cila u gjet e vrarë me plumb në kokë brenda një automjeti në Selanik.
I dyshuari kryesor për ngjarjen është i biri i saj, i cili ra në rrjetën e hetuesve pas një letre të gjetur në banesë, ku shprehte problemet ekonomike dhe gjendjen e rënduar psikologjike të mamasë së tij.
Nga ana tjetër fqinjët, deklarojnë për mediat greke se marrëdhënia mes nënës dhe të birit kanë qenë shumë të mira dhe ata kurrë nuk janë konfliktuar.
“Unë jetoj matanë rrugës, na ndan një rrugë. Nëna dhe Vasilakis ishin njerëz të qetë, fëmija nuk kishte probleme, ata punonin dhe nuk i dëgjuam kurrë të debatonin. Jemi pa fjalë”, tha një fqinj i familjes.
Sipas tij, nënë e bir, një ditë para vrasjes, hipën së bashku në një automjet dhe shkuan të bënin pazare në një fshat aty pranë, gjë të cilë e bënin shpesh.
Sa i përket makinës që 34-vjeçari kishte marrë me qera, rreth një muaj, banorët e lagjes e dinin se e kishte blerë për të zëvendësuar mjetin e vjetër.
“Hera e fundit që i pashë ishte dje në mëngjes dhe nuk vura re asgjë të çuditshme. Nuk i kam parë kurrë duke u grindur” , theksoi fqinji.
Sipas informacioneve në media, djali 34-vjeçar kishte ndërprerë punën pak kohë më parë. Ndërkohë që e ëma e tij kishte shfaqur probleme psikologjike disa vite më parë, pas vdekjes në një aksident trafiku të burrit të saj.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset